Këndi i Prindërve

Në Kopshtin Yllka, prindërit janë pjesë thelbësore e komunitetit tonë. Ne i mbajmë prindërit të informuar në mënyrë të përditshme përmes grupeve telefonike dhe bisedave të drejtpërdrejta gjatë marrjes së fëmijëve. Organizojmë takime të përgjithshme periodike për prindërit dhe ofrojmë aktivitete të veçanta përmes Klubit të Nënave Yllka, që synon krijimin e një komuniteti mbështetës dhe të ngrohtë për nënat.