Kopshti Yllka në Prizren operon që nga viti 1977, duke u renditur ndër kopshtet më të vjetra dhe më të mirëpajisura në rajon. Me infrastrukturë moderne dhe kushte të shkëlqyera fizike, ne ofrojmë mundësi unike edukative për fëmijët e moshës 1 deri në 6 vjeç.
Në ambientin tonë gjenden kabinete të veçanta për mësimin e matematikës, gjuhës shqipe, gjuhës angleze, artit, muzikës dhe edukatës fizike, të gjitha të pajisura me teknologji moderne dhe materiale të përshtatshme didaktike. Programi ynë arsimor bazohet në lojë dhe kreativitet, duke ndjekur kurrikulën e aprovuar nga Ministria e Arsimit e Kosovës, dhe synon zhvillimin emocional, social dhe intelektual të secilit fëmijë.
Falë stafit tonë profesional, me eksperiencë dhe të përkushtuar, ne përgatisim fëmijët për sukses në shkollën fillore dhe më gjerë.







